Serbia, Hungaria dhe Austria kanë rënë dakord të forcojnë luftën e tyre kundër imigracionit të paligjshëm.
Udhëheqësit e tre vendeve nënshkruan një “memorandum mirëkuptimi”.
Të tria shtetet angazhohen në një sërë masash, duke përfshirë dërgimin e më shumë se 100 forcave, automjete të pajisura me teknologji të fundit vëzhgimi dhe dronë në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
“Sistemi i azilit i BE-së ka dështuar. Ne kemi ardhur në pikën ku vende individuale të BE-së po kërkojnë forma të reja partneriteti jashtë asaj që është e mundur në BE”, u shpreh kancelari Karl Nehammer gjatë konferencës.
Rruga e Ballkanit Perëndimor përmes Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është një rrugë kryesore migratore për në BE dhe shtatorin e kaluar pa një rritje prej 141% në zbulimet.
Kriza e emigrantëve në Evropë po përjeton sërish rritje në disa fronte dhe po shkakton përplaske midis shteteve të BE-së. Tensionet janë rindezur midis Francës dhe Italisë, e cila është në vijën e parë të frontit për emigrantët që përpiqen të hyjnë në Evropë nga Afrika e Veriut.
Roma refuzon të lejojë zbarkimin e anijeve në portet e saj ndërsa Franca u detyrua të ndërhynte për të lejuar ankorimin e anijes në Toulon. /euronews