RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një person vdes në aksidentin me 200 vetura në Kinë – VIDEO

nje-person-vdes-ne-aksidentin-me-200-vetura-ne-kine-–-video

Një person ka vdekur pasi më shumë se 200 vetura janë përplasur me njëra-tjetrën në një urë në qytetin Zhengzhou të Kinës, për shkak të mjegullës së dendur, sipas ekipeve emergjente.

Vetura dhe kamionë të shumtë u panë duke u hedhur mbi njëri-tjetrin, në fotografitë e postuara në rrjetet sociale.

“Kjo është shumë e frikshme. Plot njerëz këtu, nuk mendoj se mund të dalim nga ura”, dëgjohet të ketë thënë një person në një video.

Shumë nga të lënduarit ishin të ngujuar në vetura dhe ekipi i zjarrfikësve çoi 11 kamionë e 66 zyrtarë për të ndihmuar, kanë raportuar mediat shtetërore në Kinë.

Ekipet kanë thënë se më shumë se 200 vetura ishin përplasur me njëra-tjetrën.

Ura ishte mbyllur plotësisht për qarkullim. /koha

Related posts

Pasi anashkaloi procesionin e së Premtes së Mirë, Papa Françesku shfaqet në vigjiljen e Pashkëve me karrocë me rrota

admin

OpenAI: Modelet e inteligjencës artificiale dolën jashtë kontrollit gjatë testimeve dhe kryen sulm kibernetik

Hevzi

Izraeli intensifikon sulmet në të gjithë Gazën, bën goditjet më të fuqishme prej disa javësh

admin