RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Istog

prokuroria-speciale-ngrit-aktakuze-kunder-nje-serbi-per-krime-lufte-ne-istog

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër shtetasit serb me iniciale Ç.J për krime luftë kundër popullsisë civile.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri Ç.J, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në territorin e Komunës së Istogut, në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare ka aplikuar masat e torturimit ndaj personave civil, të dëmtuarve Z.M, N.F dhe N.C.

Gjithashtu, kjo prokurori njofton se hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë, të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës.

Related posts

Këshilltari i Zelenskyt: Mbi 13 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë

admin

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, sot skadon afati për formimin e koalicioneve

admin

“Serbët e Kosovës po detyrohen të marrin pjesë në protestën e Vuçiqit”

admin