RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 400 fëmijë të vrarë nga lufta në Ukrainë

mbi-400-femije-te-vrare-nga-lufta-ne-ukraine

Të paktën 437 fëmijë ukrainas janë vrarë si rezultat i luftës se Rusisë në Ukrainë, ka thënë të shtunën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Më shumë se 837 fëmijë janë plagosur gjithashtu sipas një raporti që zyrtarët thanë se ishte “jo përfundimtar” sepse ata ende po verifikonin informacionin nga zonat e luftimeve aktive, zonat e çliruara dhe territori ende i pushtuar nga forcat ruse, raportoi Reuters.

Rajoni lindor i Donetskut është më i prekuri, me 423 fëmijë të vrarë ose të plagosur, tha zyra e prokurorit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 16,295 civilë janë vrarë që nga nisja e luftës, më 24 shkurt, të cilën Kievi dhe udhëheqësit perëndimorë e kanë denoncuar si një akt agresioni të paprovokuar.

Moska mohon të ketë shënjestruar civilët. /koha

Related posts

Princi saudit i kurorës zhvillon bisedime me Macron-in në Paris – VIDEO

rezart morina

Arabia Saudite dhe Pakistani i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë luftën ndaj Gazës

admin6

Aksion në veri, Elshani: Po evidentohet prona e sekuestruar

RTI