RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kombëtarja e Iranit në futboll refuzoi të këndojë himnin kombëtar para ndeshjes me Anglinë

kombetarja-e-iranit-ne-futboll-refuzoi-te-kendoje-himnin-kombetar-para-ndeshjes-me-angline

Kombëtare e Iranit në futboll ka refuzuar të këndojë himnin kombëtar të tyre para ndeshjes kundër Anglisë në Kupën e Botës FIFA 2022 në shenjë proteste për vdekjen e 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini, transmeton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu disa tifozë iranianë në stadiumin ‘Khalifa International’ në Ar-Rayyan të Katarit fishkëlluan himnin e tyre për të njëjtën arsye.

Irani është në të njëjtin grup me Anglinë, SHBA-në dhe Uellsin. Kupa e Botës në Katar do të vazhdojë deri më 18 dhjetor.

Irani është tronditur nga protesta që nga mesi i muajit shtator pas vdekjes së Amini-t gjatë kohës kur ishte në paraburgim, e cila u arrestua nga policia morale e vendit me dyshime se ka shkelur kodin islamik të veshjes.

Related posts

Shtetasit turq në flotiljen humanitare për Gazën pritet të kthehen në Turqi me një fluturim special

admin

Lëndohen tre pjesëtarë të Policisë, goditen nga një veturë në lëvizje

admin

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Asnjë përpjekje serioze! Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

admin