RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Holanda do të asgjësojë 29 mijë pula për të parandaluar gripin e shpendëve

holanda-do-te-asgjesoje-29-mije-pula-per-te-parandaluar-gripin-e-shpendeve

Autoritetet në Holandë do t’i asgjësojnë edhe 29.000 pula ferme në veri të shtetit, pas identifikimit të një varianti të rrallë të gripit të shpendëve, ka thënë të hënën Qeveria.

Ferma gjendet në qytezën Koudum.

Me vendim të Qeverisë, ndalesa në transport prej kësaj zone, dhe zonave përreth, do të zgjasë për shtatë ditë.

Ky është rasti i tretë i raportimit të një virusi të tillë ditëve të fundit dhe i gjashti brenda një muaji.

Rreth gjashtë milionë shpendë janë asgjësuar në Holandë prej identifikimit të variantit të ri të gripit të shpendëve në tetor të vitit të kaluar, ka thënë Autoriteti holandez për Siguri Ushqimore.

Franca, po ashtu, është përballur me numër në rritje të rasteve, pas shpërthimit të rëndë të këtij lloji të gripit, më herët gjatë këtij viti. /rel

Related posts

OKB: Rreth 450 mijë palestinezë janë larguar nga Rafah për shkak të sulmeve izraelite

rezart morina

Murati: Ekonomia e Kosovës tejkaloi shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

rezart morina

Sot bëhet publike vlera e koeficientit të pagave

admin