RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda të bashkëpunojnë me Turqinë

stoltenberg:-suedia-dhe-finlanda-te-bashkepunojne-me-turqine

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nëpërmjet një televizioni suedez u bëri thirrje Suedisë dhe Finlandës për bashkëpunim me Turqinë kundër terrorizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Suedia dhe Finlanda duhet të rrisin bashkëpunimin me Turqinë dhe të ashpërsojnë ligjet kundër terrorizmit për të luftuar me organizatat terroriste.

Stoltenberg ka bërë deklarata për televizionin shtetëror SVT të Suedisë dhe i ka bërë thirrje Suedisë dhe Finlandës për bashkëpunim me vendet e NATO-s dhe kryesisht me Turqinë kundër terrorizmit.

“Suedia dhe Finlanda duhet të rrisin bashkëpunimin me Turqinë në çështjen e luftës me organizatën terroriste PKK dhe të ngjashme me të”, deklaroi Stoltenberg.

Ai tërhoqi vëmendjen se këto dy vende duhet të ashpërsojnë ligjet organizatave terroriste.

“Duhet të kenë shqetësim për këtë dhe duhet të kuptojnë shqetësimet e Turqisë sepse Turqia është vendi i NATO-s që është përballur më shumë me sulmet terroriste”, tha më tej Stoltenberg.

Sekretari Stoltenberg foli edhe rreth operacionit ajror “Kthetra-Shpata” që Turqia ka filluar për t’i dhënë fund terrorizmit në veri të Irakut dhe Sirisë, duke shtuar se vendet e NATO-s kanë mendime të ndryshme ndaj organizatave terroriste dhe se Turqia ka të drejtën për të mbrojtur veten e saj kundër organizatave terroriste.

Related posts

Kurti takon ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së

admin

UNICEF: 10 milionë fëmijë në Pakistan kanë nevojë për ndihmë urgjente

admin

SHBA i hapi rrugën ndalimit të TikTok, Kina paralajmëron masa të forta

RTI