RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski: Lufta në Ukrainë e trazoi tregun e energjisë

kovacevski:-lufta-ne-ukraine-e-trazoi-tregun-e-energjise

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski ka folur për krizën energjetike dhe ekonomike në vend, i cili tha se goditja më e madhe për stabilitetin e tregut të energjisë elektrike erdhi pas luftës që filloi Rusia në Ukrainë.

Sipas tij, për këtë shkak ka pasur mungesë të energjisë në Evropë, veçanërisht gazit natyror, i cili varet edhe nga çmimi i energjisë elektrike dhe furnizimi me energji elektrike.

“Nga një treg i energjisë elektrike i cili për shumë vjet ishte treg blerësish, ku blerësit praktikisht thoshin sa u duheshin dhe ata përcaktonin çmimin e energjisë elektrike, tani jemi në treg të shitësve sepse ka mungesë të energjisë elektrike dhe ata e përcaktojnë çmimin normalisht në bursë dhe sa dhe ku do të dorëzohen sasitë”.

Kryeministri Kovaçevski foli edhe për ndryshimet kushtetuesem ku deklaroi se kjo është përgjegjësi e të gjitha partive politike. I pari i qeverisë, theksoi se shumica e 2/3 për ndryshimin e Kushtetutës nuk është porces i vetëm një partie politike, por i të gjitha partive politike.

“Shumica e 2/3 për ndryshimin e kushtetutës dhe vazhdimin e rrugës evropiane nuk duhet për qeverinë dhe kuvendin, nuk është proces i një partie politike, por proces i të gjitha partive përfaqësuese në Kuvend që duhet të sigurojnë ardhmëri evropiane shtetit”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të martën mori pjesë në panel-diskutimin “Transformimi i drejtë social i energjisë së Evropës” në kuadër të Forumit të dytë Socio-ekologjik (FSE).

Related posts

Borrelli do ta takojë nesër Kurtin dhe Vuçiqin në Paris

admin

Rreth 250 persona të zhdukur pas fundosjes së një anijeje me Rohingya në Detin Andaman

Hevzi

Ish-presidenti i Maldiveve dënohet me 11 vite burg dhe 5 milionë dollarë gjobë

admin