RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

COVID-19 – Kina regjistron numër rekord

covid-19-–-kina-regjistron-numer-rekord

Numri ditor i rasteve me Covid-19 ka arritur një rekord të ri në Kinë, thanë sot autoritetet, ndërsa po punojnë për të frenuar përhapjen e virusit përmes bllokimeve të rrepta, testimeve masive dhe kufizimeve të udhëtimit.

”Kina regjistroi 31 444 raste të reja lokale dje, nga të cilat 27 517 janë asimptomatike”, tha Ministria kineze e Shëndetësisë.

Shifrat e reja janë më të larta se 29 317 infeksionet lokale të regjistruara në mesin e prillit, kur Shangai – qyteti i tretë më i populluar në botë – ishte nën izolim dhe banorët e tij ”luftuan” për të blerë ushqim dhe për të marrë kujdes mjekësor.

Kina, me një popullsi prej 1,4 miliardë banorësh, është e vetmja ekonomi e madhe në botë që ende përpiqet të frenojë përhapjen e virusit në vend duke mbyllur qytete të tëra dhe duke vendosur kontakte të pacientëve të infektuar nën karantinë të rreptë.

Kryeqyteti kinez ka përjetuar ditët e fundit një shpërthim epidemie që nuk është parë kurrë që nga fillimi i epidemisë Covid-19.

Qyteti i Pekinit njoftoi dje rreth 1 500 raste të reja pozitive (shumica dërrmuese asimptomatike) për 22 milionë banorë, një nivel që nuk u arrit kurrë në kryeqytet që nga fillimi i pandemisë, por që mbetet shumë i ulët sipas kritereve ndërkombëtare.

Shkollat, restorantet dhe bizneset u mbyllën sërish nga frika e vendosjes në karantinë.

Një pjesë e madhe e banorëve të Pekinit tashmë janë të rraskapitur mendërisht nga këto kufizime, të cilat shpesh janë të paqarta dhe në ndryshim, kohëzgjatja e të cilave nuk shpallet kurrë paraprakisht.

Related posts

Covid në Kinë: Qeveria publikon shifrat për herë të parë, 60 mijë vdekje në një muaj

admin

Shpëtohen tetë personat që kishin ngecur në teleferik qindra metra mbi një luginë në Pakistan

admin

Nga e marta zgjatet orari për pajisje me pasaporta dhe letërnjoftime

admin6