RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fëmijët emigrantë nga Ukraina dhe Siria takohen në Antalya

femijet-emigrante-nga-ukraina-dhe-siria-takohen-ne-antalya

Në Antalya të Turqiosë, fëmijët e viktimave të luftës në Ukrainë dhe Siri u bashkuan në programin “Fëmijët e paqes takohen për paqen” dhe i dërguan botës një mesazh paqeje në turqisht, raporton Anadolu Agency (AA).

E organizuar nga Instituti “Yunus Emre” në Manavgat, me iniciativën e bashkëshortes së presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan dhe bashkëshortes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Olena Zelenska, afro 500 fëmijë të sjellë nga jetimoret e Ukrainës dhe 30 fëmijë të talentuar të sjellë nga zona e sigurt në Siri u argëtuan me aktivitete të ndryshme.

Nënkryetari i Institutit “Yunus Emre”, dr. Abdullah Kutalmış Yalçın tha se ata dhanë një mesazh paqeje dhe vëllazërimi nga Türkiye ndërsa qëllimi i tyre ishte të prezantojnë gjuhën, kulturën dhe artin turk në botë.

Kryetari i Këshillit Lokal të Azez-it, Muhammed Hamdan shprehu mirënjohjen e tij për Turqinë dhe popullin turk për kontributin e tyre të madh në ngritjen e spitaleve dhe shkollave në rajon.

Hamdan tha se fëmijët sirianë dhe ukrainas, të cilët kanë pësuar të njëjtin fat, tani duan të jetojnë në paqe.

Mirna Jasem nga Siria duke shpjeguar se erdhi për herë të parë në Turqi dhe se e do Antalyan tha: “Pashë detin e kaltër dhe u gëzova shumë”.

Ukrainasja Angeline Denissenkov tha se në Turqia ndihet si në shtëpinë e saj. “Më vjen mirë që Turqia ekziston dhe na ka ndihmuar. Jemi të lumtur këtu”, theksoi ajo.

Ndërsa fëmijët ukrainas dhe sirianë kënduan këngë dhe poezi që përmbanin mesazhe paqeje dhe vëllazërie në turqisht, fëmijët morën pjesë në ateletë për pikturë, letra, mermer, balte, terapi me këndim dhe vallëzuan së bashku.

– Letër presidentit Erdoğan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdoğan

Fëmijët ukrainas dhe sirianë i shkruan letra presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe gruas së tij Emine Erdoğan si pjesë e atelesë së letrave, që do të hapet më 29 tetor 2023, në 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Në letrën që i shkroi presidentit Erdoğan, vajza siriane Asinat El Khatab tha: “Erdha për herë të parë në Antalya. Këtu pashë malet, detin, ndërtesat e mëdha dhe këndet e lojërave. Sot kalova kohë të paharrueshme me ju dhe miqtë e mi ukrainas këtu. Të gjithë na pritën këtu me buzëqeshje. Ju keni ndihmuar të gjithë në nevojë. Sot ju mblodhët fëmijët e dy kombeve të ekspozuara ndaj luftës. E kuptova se çfarë do të thotë fjala ‘Vëllazëria nuk njeh kufij’ që e lexoj çdo ditë dhe kudo në Siri. Ju ma mësuat këtë duke e jetuar. Ju na keni mundësuar të krijojmë lidhje vëllazërore jo vetëm me turqit, por edhe me miqtë tanë ukrainas me të cilët kemi të njëjtin fat. Turqinë e ndjej si shtëpinë time të dytë”.

Thuhet se disa produkte të përgatitura nga fëmijët e dy vendeve në punëtorinë e riciklimit të mbetjeve zero do t’i dhurohen zonjës Emine Erdoğan dhe Olena Zelenska-s.

Programi u mbyll me ngjyrosjen e fytyrës, animacion dhe shfaqje kukullash.

Related posts

Disa të vrarë nga të shtënat me armë në Cetinjë në Malin e Zi

admin

I dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë ende në arrati

admin

Ndotja plastike ngufat lumin Drina të Bosnjës

admin