RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani, numri i viktimave të dhunës në familje në rritje

gjermani,-numri-i-viktimave-te-dhunes-ne-familje-ne-rritje

Sipas një raporti qeveritar, numri i viktimave të dhunës në familje në Gjermani ka shënuar një rritje prej 3,4 për qind në pesë vitet e fundit dhe shumica dërrmuese e viktimave ishin gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, së bashku me ministren e Familjes, Lisa Paus dhe kreun e Zyrës Federale të Policisë Kriminale, paraqitën në Berlin raportin të dhunës në familje për vitin 2021.

Sipas raportit, megjithëse numri i viktimave të dhunës në familje u ul për 3 për qind nga viti 2020 në vitin 2021, ai në përgjithësi shënoi rritje për 3,4 për qind gjatë pesë viteve të fundit.

Pjesa më e madhe e dhunës u ushtrua mbi gratë, ndërsa autorët ishin kryesisht burra, gjegjësisht 80,3 për qind e viktimave në vitin 2021 ishin femra, ndërsa 78,8 për qind e të dyshuarve ishin meshkuj.

“Ne kurrë nuk duhet të pranojmë dhunën ndaj grave. Përkundrazi, duhet ta përballojmë atë me vendosmëri. Për ne, si një vend i hapur dhe demokratik, barazia midis burrave dhe grave është një pjesë e domosdoshme e themelit tonë shoqëror të vlerave”, tha ministrja Faeser duke komentuar raportin.

Siç tha ajo, burrat që kryejnë dhunë ndaj grave, qoftë psikologjike apo fizike, janë “kriminelë”, sepse ajo që ata bëjnë është e neveritshme dhe në thelb kundërshton “vlerat themelore tona shoqërore”.

Related posts

Popullsia e Kinës bie për herë të parë që nga viti 1961

admin

Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte

admin

“Shkelje e sovranitetit”, Qeveria: BE-ja hoqi vizat për serbët me pasaporta të Serbisë pa konsultim me ne

admin