RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK realizon homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

fsk-realizon-homazhe-ne-kompleksin-memorial-ne-prekaz

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari – gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes kanë zhvilluar homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Me këtë rast, ata nderuan sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Me këtë rast, u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sakrifica e gjithë brezave që luftuan e u flijuan për atdhe”, thuhet në njoftimin e FSK-së./

Related posts

Shtëpia e Bardhë: Izraeli mbështet propozimin e armëpushimit në Gaza

admin

Sirianët festojnë përvjetorin e rënies së regjimit të Assadit me një tubim masiv në Hama

admin

Probleme për Marta Kos, Politico: Prova se ajo ka qenë spiune

Muhamet Ramadani