RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarr i madh në Katar, pranë një vendgrumbulli të tifozëve – VIDEO

zjarr-i-madh-ne-katar,-prane-nje-vendgrumbulli-te-tifozeve-–-video

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në Lusail në Katar, një prej qyteteve që pret Kupën e Botës. Shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur në qiell pikërisht pranë një prej zonave që pret tifozët

Autoritetet vendase kanë njoftuar në një deklaratë se zjarri ka nisur në një godinë në ndërtim, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Në një njoftim në Twitter, autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve dhe tifozëve të shumtë që të qëndrojnë të qetë pasi nuk ka asnjë rrezik që zjarri të përhapet.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale duken shtëllungat e tymit nga disa kilometra larg ngjarjes. /a2cnn

Related posts

Vizita e Antony Blinken në Lindjen e Mesme u përmbyll pa marrëveshje, Presidenti Biden bën lëvizjen e radhës për arritjen e armëpushimit në Gaza

admin

Britania liron gabimisht edhe 12 të burgosur, dy ende në arrati

RTI

DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore: U hetuan më pak krime, nuk u përmbushën standardet

admin