RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarr i madh në Katar, pranë një vendgrumbulli të tifozëve – VIDEO

zjarr-i-madh-ne-katar,-prane-nje-vendgrumbulli-te-tifozeve-–-video

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në Lusail në Katar, një prej qyteteve që pret Kupën e Botës. Shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur në qiell pikërisht pranë një prej zonave që pret tifozët

Autoritetet vendase kanë njoftuar në një deklaratë se zjarri ka nisur në një godinë në ndërtim, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Në një njoftim në Twitter, autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve dhe tifozëve të shumtë që të qëndrojnë të qetë pasi nuk ka asnjë rrezik që zjarri të përhapet.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale duken shtëllungat e tymit nga disa kilometra larg ngjarjes. /a2cnn

Related posts

Ukraina: Ekipet po punojnë për të organizuar takim mes Trumpit dhe Zelenskyyt në OKB

admin

Qindra palestinezë të vrarë gjatë operacionit izraelit për lirimin e 4 pengjeve

admin

Tërbimi sionist me vendimin e parë të Mamdanit

RTI