RTV AHIRETI
Shëndetësi

Asnjëherë mos i ruani vezët në këtë pjesë të frigoriferit, ku nuk është vendi i duhur për to

asnjehere-mos-i-ruani-vezet-ne-kete-pjese-te-frigoriferit,-ku-nuk-eshte-vendi-i-duhur-per-to

Të gjithë e dinë se për t’i mbajtur vezët të freskëta, nuk duhen lënë jashtë frigoriferit. Eksperti i ushqimit Chris Bwaslwy thotë se ndërsa shumica e frigoriferëve kanë një vend për vezë dhe kuti të dizajnuara posaçërisht në derë, ku nuk është domosdoshmërit vendi më i mirë për ta.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, arsyeja e tij ka kuptim. Dera është vendi më i ngrohtë dhe ku temperatura ndryshon vazhdimisht për shkak të hapjes dhe mbylljes. Kjo është arsyeja pse, si të gjitha ushqimet që prishen, është më e sigurt t’i vendosni në raftin e sipërm, që është më i ftohti.

Gjithashtu ai këshillon që vezët të mos i nxirrni nga kutia e kartonit në të cilën janë blerë. Lëvozhga e vezës është e mbuluar më mijëra pore të vogla që thithin aromat dhe bakteret e padëshiruara. “Mbajtja e vezëve nëkuti është mënyra më e mirë për të parandaluar që bakteret të përfundojnë në to”, tha eksperti.

Përndryshe, vezët që ruhen siç duhet në frigorifer ruajnë cilësinë dhe freskinë e tyre për të paktën dy herë më shumë se ato të lëna në temperaturën e dhomës. Më pas ato duhet të hahen brenda një deri në tre javë, ndërsa mund të qëndrojnë deri në gjashtë javë në frigorifer. 

Related posts

Qumësht apo lëng portokalli? Ja çfarë duhet në konsumoni në mëngjes

rezart morina

​“Sëmundja X”, OBSH po punon për një listë të re të patogjenëve

admin

Mësoni arsyen kryesore që shkakton dhimbje të shpinës

admin