RTV AHIRETI
Shëndetësi

Cili ushqim mund të ulë ndjeshëm rrezikun e demencës?

cili-ushqim-mund-te-ule-ndjeshem-rrezikun-e-demences?

Demenca është një sëmundje që po shfaqet gjithnjë e më shumë tek të moshuarit. Prandaj, është e rëndësishme gjatë gjithë jetës të mendojmë për shëndetin e trurit tonë, ta zhvillojmë atë, të mësojmë, të kemi gjumë cilësor, por edhe të zgjedhim me kujdes ushqimin që marrim në trup.

Ekspertët theksojnë se zgjedhja e disa ushqimeve gjithashtu mund të aktivizojë dhe ushqejë trurin dhe më e rëndësishmja është një dietë e pasur me acide yndyrore Omega-3.

Acidet yndyrore Omega-3 janë lëndët ushqyese më të mira për trurin dhe gjenden kryesisht te peshqit. Studimet kanë treguar se ngrënia e peshkut të paktën një herë në javë mund të ndikojë pozitivisht në tru dhe të zvogëlojë rrezikun e demencës në pleqëri.

Ndër peshqit, salmoni, skumbri, toni dhe harenga dallohen për nivelin më të lartë të acideve yndyrore Omega-3 në mesin e ushqimeve natyrale.

Përveçse kanë një efekt të dobishëm në tru, ushqimet e pasura me Omega-3 janë të shkëlqyera për reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe rregullimin e niveleve të triglicerideve, duke reduktuar rrezikun e artritit.

Related posts

Profesori i njohur amerikan ndez debat në rrjet: Mos rrini kurrë në shtëpi!

rezart morina

Rrushi/ Ja pse është fruti më i mirë në mesin e të gjithë frutave vjeshtore

admin

Nga kivi te nenexhiku, zbuloni ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

admin