RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO shpreh solidaritet me Turqinë në luftën kundër terrorizmit

nato-shpreh-solidaritet-me-turqine-ne-luften-kunder-terrorizmit

Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s kanë dënuar të gjitha format dhe manifestimet e terrorizmit dhe shprehën solidaritetin e tyre me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne dënojmë terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij dhe qëndrojmë në solidaritet me Turqinë në pikëllimin e humbjes së jetëve pas sulmeve të tmerrshme terroriste të fundit”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në ditën e parë të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Aleatët gjithashtu u zotuan se NATO do të vazhdojë të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit aleat me një qasje 360 gradë.

“NATO do të vazhdojë të mbrojë popullsinë tonë dhe të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit aleat në çdo kohë. Ne do ta bëjmë këtë në përputhje me qasjen tonë 360 gradë dhe kundër të gjitha kërcënimeve dhe sfidave”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vjen pas një sulmi terrorist të kryer së fundmi në rrugën e frekuentuar Istiklal në Stamboll që vrau të paktën gjashtë persona dhe la 81 të tjerë të plagosur.

Ministrat e jashtëm të NATO-s po ashtu shprehën ndihmën e mëtejshme të aleancës për të vazhduar riparimin e infrastrukturës së shkatërruar të Ukrainës dhe mbrojtjen e saj nga sulmet ajrore.

“Ne dënojmë persekutimin e Rusisë ndaj popullsisë civile në Ukrainë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, përfshirë migrimin, torturën dhe trajtimin barbar të grave dhe fëmijëve”, theksohet në deklaratë.

Ministrat e jashtëm të NATO-s po marrin pjesë në një takim dy-ditor në kryeqytetin rumun Bukuresht.

Ministrat diskutuan edhe për luftën në Ukrainë, e cila konsiderohet një kërcënim për paqen dhe sigurinë euro-atlantike.​​​​​​​

Related posts

Uragani Milton/ Presidenti Biden thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet e sigurisë, është çështje jetë a vdekje

admin

Pretendohet se Koreja e Veriut “i detyron të burgosurit të punojnë”

admin

Ish-kryeparlamentari izraelit: Kryeministri Netanyahu është “kërcënim” për Izraelin

rezart morina