RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: Protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste

mpb-ja-tregon-bilancin-e-sulmeve-ne-veri:-protestat-nuk-jane-te-qytetareve,-por-te-milicise-fashiste

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të premten bilancin e deritashëm të sulmeve gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit, të organizuara në veri të Kosovës.

Sipas ministrisë, deri tani janë regjistruar 21 sulme ndaj mediave dhe gazetarëve, gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar e 30 ushtarë të KFOR-it po ashtu, tre prej të cilëve nga arma e zjarrit.

Lajçak dhe Escobar vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme
Po ashtu, në njoftim thuhet se dy qytetarë janë rrahur brutalisht, janë djegur tërësisht dy vetura të Policisë së Kosovës si dhe janë dëmtuar shtatë të tjera të po këtij institucioni.

“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas MPB-së, nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, “i cili do të dështojë”.

“Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet mes tjerash.

Related posts

Akuza të reja për dhunë s*ksuale dhe trafikim të të miturve, policia bastis banesat e influencerit Andrew Tate

admin

Zelensky mbërrin në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih

RTI

Sulmi në veri thuhet se është kryer nga njësi të specializuara të sigurisë së Serbisë

Muhamet Ramadani