RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedi, sulm islamofobik ndaj një xhamie në Stockholm

suedi,-sulm-islamofobik-ndaj-nje-xhamie-ne-stockholm

Një sulm islamofobik është kryer duke lënë një kopje të dëmtuar të Kuranit në afërsi të derës hyrëse të një xhamie në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të xhamisë në Stockholm thuhet se muslimanët janë fyer pasi kopja e Kuranit të shkatërruar është lidhur me zinxhir në hekurin e kopshtit në afërsi të derës së xhamisë.

“Xhamia dhe besimtarët tanë marrin kërcënime gjerësisht. Racistët për të njollosur ata që nuk janë prej tyre gjithmonë ndërmarrin një iniciativë të re. Po ndajmë këtë fotografi dhe informacione për të tërhequr vëmendjen e xhematit dhe të opinionit publik si dhe që krimi i urrejtjes të mos normalizohet”, thuhet në deklaratën ku paraqitet edhe fotografia lidhur me ngjarjen.

Edhe më parë në derën e xhamisë është vizatuar me bojë shumë herë kryqi nazist si dhe janë shkruar shkrime islamofobike.

Related posts

Dosjet sekrete të kishës, prifti rrëfeu abuzimin seksual ndaj fëmijëve dhe nuk u arrestua kurrë

admin

Rritet në 12 numri i të vdekurve nga tërmeti në Pakistan dhe Afganistan

Muhamet Ramadani

Në Zhegër të Gjilanit u hap xhamia e re

Muhamet Ramadani