RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia teston me sukses raketën HISAR

turqia-teston-me-sukses-raketen-hisar

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir njoftoi se Sistemi Kombëtar i Lëshimit të Hedhjes Vertikale (MİDLAS), në testin e tij të parë ka shkrepur me sukses raketën HISAR, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria e tij në median sociale, Demir postoi në video në të cilën paraqiten pamjet e testit.

Demir theksoi se janë vendosur gurët bazë të sistemeve të mbrojtjes ajrore të cilët do të lëshohen nga anijet luftarake. “Në testin e parë të tij, Sistemi Kombëtar i Lëshimit (Lançer) të Hedhjes Vertikale (MİDLAS) shkrepi me sukses raketën HISAR. Ky sistem do të hyjë në inventarin e Komandës së Forcave Detare duke u integruar në fregatën Istanbul në vitin 2023”, tha ai.

E njëjta video është ndarë edhe nga llogaria e medias sociale e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare turke, në të cilën theksohet se lëshimi i parë i MİDLAS të prodhuar nga Roketsan është realizuar me sukses.

MİDLAS do t’i japë fund varësisë nga jashtë në nevojën për sisteme Lançer të hedhjes vertikale në platformat detare të Turqisë. “Përgëzojmë ata që kanë kontribuar në realizimin e MİDLAS dhe u urojmë vazhdimin e sukseseve. Që nga tani urojmë që MİDLAS të jetë në dobi të Forcave tona Detare”, thuhet më tej.

Related posts

Policia në Vjenë nën kritika për përdorimin e tepruar të forcës ndaj adoleshentëve

admin

Lirohet mërgimtari që u arrestua nga Serbia në kufi

admin

Ambasadori i Turqisë, Sakar uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

admin