RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtaret-izraelite-vrasin-2-palestineze-ne-bregun-perendimor

Dy persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave palestineze, ushtria izraelite në orët e para të mëngjesit kreu një bastisje në kampin e refugjatëve Jenin. Po ashtu vihet në dukje se ushtarët vendosën në objektiv edhe shtëpinë e ish të burgosurit palestinez, Mohamed Abu Zeina.

Gjatë bastisjes pati përleshje mes forcave izraelite dhe grupeve palestineze. Dhjetëra palestinezë për të penguar bastisjen, dogjën goma dhe hodhën gurë dhe koktej molotovi. Ndërsa ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë kundër palestinezëve.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se “Si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 11 të tjerë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë”.

Ushtarët izraelitë edhe dje vranë dy palestinezë, përfshirë një fëmijë në Bregun Perëndimor.

Rritja e humbjeve të jetëve në bastisjet e fundit të kryera nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, kanë shkaktuar rritjen e reagimeve në rrugët palestineze.

Related posts

Osmani pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Parisë

rezart morina

Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë progres për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Greva në arsim, Kurti të martën do të takojë këshillin grevist

admin