RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Unë jam student i Demaçit, Vuçiq student i Sheshelit

kurti:-une-jam-student-i-demacit,-vuciq-student-i-sheshelit

Kryeministri Kurti në intervistën e tij për televizionin N1 të Bosnjes: Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam student politik i Adem Demaçit ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiq është student politik i Sheshelit. Dialogut duhet t’i japim shancë por këto janë dy vizionet e ballafaqimit dhe përplasjes tonë.

“Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Andaj unë e pranoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë.”

Related posts

Siri, grupi terrorist SDF rifillon sulnmet ndaj lagjeve të banuara në Halep

admin

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, takon Papa Leonin

Irfan Jahiu

Vazhdon për të katërtën ditë me radhë protesta me moton “Shqipëria nuk është në shitje”

Irfan Jahiu