RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmes korridorit të drithit janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë

permes-korridorit-te-drithit-jane-transportuar-mbi-13-milione-tone-drithe

Nga “korridori i drithit” të formuar me përpjekjet e Turqisë për të eliminuar rrezikun e “krizës ushqimore” si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë, deri më sot janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë me 524 anije, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria Kombëtare turke e Mbrojtjes, rikujtohet se anija e parë e ngarkuar me misër u nis nga Ukraina më 1 gusht 2022.

Gjithsej 524 anije me ngarkesa drithëra u nisën nga Ukraina. “Këto anije transportuan më shumë se 13 milionë tonë drithë. Anijeve iu dorëzuan artikuj ushqimorë si misër, grurë, ushqim luledielli për kafshët, vaj luledielli, panxhar sheqeri, sojë, bizele dhe elb”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Muslimanët në mbarë botën mirëpresin Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Muhamet Ramadani

Sulm me thikë në metronë e Parisit, 3 gra raportohen të plagosura! Arrestohet autori, mister shkaqet

admin

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

RTI