RTV AHIRETI
Lajme

Shqipëria përgatitje për samitin BE-Ballkani Perëndimor

shqiperia-pergatitje-per-samitin-be-ballkani-perendimor

Institucionet e Shqipërisë vazhdojnë përgatitjet në lidhje me samitin Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet nesër në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e samitit, dekori i kryeqytetit ka ndryshuar, pasi sheshet dhe rrugët kryesore të Tiranës janë zbukuruar me flamujt dhe simbole të tjera të Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Policia e Shqipërisë dhe institucione të tjera të fushës së sigurisë kanë marrë masa shtesë për mbarëvajtjen e samitit, ndërkohë, do të angazhohen qindra forca policore shtesë.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shqipërisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë, policia ka hartuar një plan të detajuar masash, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL.

Ndërkohë, disa akse rrugore do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve.

Më 6 dhjetor në Tiranë do të organizohet samiti Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të BE-së, nga vendet e BE-së dhe rajonit.

Related posts

Kurti në Dubrovnik: Të zbatohet marrëveshja për normalizim

admin

Erdoğan: Me marrëveshjen e re, numri i turistëve nga Serbia do të shënojë rekord të ri

admin

Në prag të Ramazanit, hapet xhamia më e madhe në botë pas Mekës dhe Medinës

admin6