RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grubi: Bie kufiri mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

grubi:-bie-kufiri-mes-maqedonise-dhe-shqiperise

Zv/kryeministri Artan Grubi ka shkruar se nga dita e hënë, hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
“Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njërëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.
Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, ka shkruar zv/kryeministri Grubi. /shenja

Related posts

BE-ja e shqetësuar për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

admin

Irani: “Lufta e mundshme e ardhshme” me SHBA-në mund të përhapet në të gjithë rajonin

RTI

Turqia pret hapa konkretë nga Gjermania kundër terrorizmit

admin