RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur dhe gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë

nje-i-vdekur-dhe-gjashte-persona-te-lenduar-nga-aksidenti-ne-rrugen-arllat-malisheve

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Arllat-Malishevë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë ajo.

Në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete, të cilat në momentin e aksidentin kanë qenë në lëvizje.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin është duke u marrë hetuesia nga Njësiti i Trafikut Rrugor.

Related posts

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës në prag të festës kombëtare

rezart morina

Orban: Rizgjedhja e Trump është mënyra e vetme për të ndaluar luftën në Ukrainë

admin

Aktakuzë kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale

rezart morina