RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Mbyllen 44 “sallone të masazheve”

​mbyllen-44-“sallone-te-masazheve”

Policia e Kosovës, ka realizuar inspektim të salloneve të masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë(MINT), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Inspektorët e punës.

Janë inspektuar 53 lokale, prej tyre 44 janë mbyllur si dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës. Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë. Janë inspektuar 53 lokale, prej tyre 44 janë mbyllur si dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Policia holandeze arreston mbi 1500 protestues që bllokuan autostradën – VIDEO

admin

Tërmet në Kosovë

admin

Dhjetra palestinezë duarlidhur dhe të zhveshur arrestohën nga ushtria izraelite në Gaza – VIDEO

Muhamet Ramadani