RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestë në Zvicër pas vetëvrasjes së imigrantit afgan të cilit iu refuzua kërkesa për azil

proteste-ne-zvicer-pas-vetevrasjes-se-imigrantit-afgan-te-cilit-iu-refuzua-kerkesa-per-azil

Një imigrant afgan i cili kishte ardhur nga Greqia në Zvicër për të kërkuar azil, ka kryer vetëvrasje në Gjenevë pasi gjykata vendase urdhëroi deportimin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror zviceran RTS, 18-vjeçari Alireza, i cili vitin e kaluar kishte ardhur në Gjenevë për të kërkuar azil, prej disa kohësh jetonte në një familje kujdestare dhe mësonte gjuhën frënge.

Pavarësisht përshtatjes me mjedisin në një kohë të shkurtër, Gjykata e Gjenevës vendosi që Alireza të dëbohej dhe të kthehej në Greqi.

Pas vendimit, u zbulua se Alireza u vetëvra më 6 dhjetor.

Autoritetet e imigracionit në Gjenevë dyshohet se kanë injoruar paralajmërimin e mjekëve se Alireza kishte prirje për të kryer vetëvrasje.

Protestë në Gjenevë

Mijëra njerëz protestuan në rrugën Bel Air të Gjenevës pas lajmit për vetëvrasjen e refugjatit afgan.

Turma, mes së cilës kishte edhe persona me origjinë afgane, reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Gjenevës me parullën “Duam drejtësi”.

Related posts

Zemra “vret” shqiptarët! Arsyeja kryesore e vdekjeve për shkak të obezitetit, duhanit dhe qëndrimit ulur

Muhamet Ramadani

INTERPOL-i lëshon urdhërarrest edhe për 11 persona për sulmin në Banjskë

admin

Ushtria e Jemenit: 1 540 pjesëtarë të Huthive të vrarë ose plagosur gjatë 24 orëve të fundit

admin