RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania i rikthehet qymyrit

britania-i-rikthehet-qymyrit

Qeveria britanike ka dhënë leje për një minierë qymyri për herë të parë pas 30 vitesh, raporton anadolu agency.

Sekretari i Zhvillimit dhe Strehimit Social në Britani të Madhe, Michael Gove, miratoi projektin e minierës së qymyrit në veriperëndim të Cumbria-s, sipas një deklarate të qeverisë.

“Ky qymyr do të përdoret në fazën e prodhimit të çelikut, i cili do të duhet të importohet nga jashtë nëse nuk prodhohet në vend. Nuk përdoret për prodhimin e energjisë elektrike”, sqaroi Gove.

Mediat britanike komentuan se miniera pritet të nxjerrë 2,8 milionë tonë qymyr në vit me një investim prej 165 milionë funtesh dhe u theksua se qeveria për herë të parë pas 30 vitesh i jep licencë një miniere.

Ekspertët theksojnë se kur miniera të jetë në funksion do të shkaktojë 400 mijë tonë gazra serrë në vit.

Greenpeace në deklaratën e saj tha se Britania e Madhe ka “zgjedhur të bëhet superfuqi në aspektin e hipokrizisë klimatike” në vend që të jetë lider në ngritjen e vetëdijesimit për klimën.

Qeveria britanike ka paralajmëruar më parë se synon të arrijë zero emetime karboni në vend deri në vitin 2050.

Related posts

Njohja e diplomave të sistemit paralel, mundësi për integrimin e serbëve

RTI

OKB thotë se 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit 2022

admin

E frikshme/ Momenti kur ura në Maryland shembet pas përplasjes nga një anije e madhe, nuk dihet nëse ka viktima

admin