RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani fton partitë në konsultim për zgjedhjet në veri

osmani-fton-partite-ne-konsultim-per-zgjedhjet-ne-veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pret në takim partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Teksa, ende nuk është bërë e ditur në qoftë se pas takimit do ketë prononcim për media, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Kujtojmë se zgjedhjet në veri janë përcaktuar të mbahen më 18 dhjetor. Mirëpo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë kërkuar që ato të shtyhen, pasi siç thanë ata, nuk janë kushtet e duhura për zhvillimin e tyre.

Prandaj, atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Sulme në veri ka pasur edhe të mërkurën ndaj një zyrtari policor të Kosovës si dhe ndaj disa gazetarëve.

Related posts

Kolonët izraelitë vrasin një palestinez 19-vjeçar në Bregun Perëndimor

admin

RMV: Rritet numri i martesave, por edhe i divorceve në vendin tonë

admin

Tribuna “Prag Ramazani”

Muhamet Ramadani