RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët izraelitë vrasin një palestinez 19-vjeçar në Bregun Perëndimor

kolonet-izraelite-vrasin-nje-palestinez-19-vjecar-ne-bregun-perendimor

Një palestinez 19-vjeçar është vrarë të premten në mbrëmje pasi kolonët izraelitë hapën zjarr në Kobar, në veri të Ramallahut, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se Bahaa Sami Amin Nathsheh, nga Kafr Aqab pranë Jerusalemit, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra nga të shtënat.

Sipas burimeve palestineze, kolonët e vendosur në tokat e Kobarit hapën zjarr ndaj disa palestinezëve, duke plagosur një person.

Më pas, në vendngjarje mbërritën forcat izraelite të pushtimit, të cilat penguan ekipet mjekësore palestineze që t’i jepnin ndihmë të plagosurit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Forcat izraelite hynë në qytet dhe hodhën sasi të mëdha të gazit lotsjellës, duke plagosur në kokë edhe një banor. Ai u dërgua në një klinikë aty pranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /mesazhi

Related posts

Stafi dhe autokolona e OKB-së ndalohen e më pas lirohen nga fo’rcat iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani

Pas reagimeve të shumta për të dhëna të pasakta, hiqet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Kushtrim Guraj

Pse e ka ndërruar emrin djali i Netanyahut?

Muhamet Ramadani