RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut ka pasur shkëmbim më të madh tregtar me Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë

maqedonia-e-veriut-ka-pasur-shkembim-me-te-madh-tregtar-me-greqine,-serbine-dhe-bullgarine

Shtetet më të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar, tre shtete janë Greqia, Serbia dhe Bullgaria.

“Në periudhën janar – tetor të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

“Në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve 821.1 për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulëset nga nëngrupa dhe feronikeli. Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë) dhe produkte keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial”

Enti sqaroi që në krahasim me vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të eksportit për 21.3 për qind, ndërsa importit për 29.3 për qind.

Dallimi ndërmjet importit dhe eksportit në Maqedoninë e Veriut është tepër i madh, aq sa krijohet një defit tregtar mbi 4 miliardë euro për dhjetë muajt e parë të vitit. /shenja

Related posts

BQK-ja dhe bankat komerciale për tre muaj i tërheqin nga qarkullimi mbi 47 mijë monedha 2 euroshe

RTI

Gjermani, një xhami ka marrë një letër kërcënuese

rezart morina

Forcat iz’raelite “shënjestruan qëllimisht” ekuipazhin e TRT Arabi në Ga’za

RTI