RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit

be-vendos-sanksione-te-reja-ndaj-iranit

Vendet e Bashkimit Evropian po vendosin sanksione të tjera ndaj Iranit për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, njoftuan sot disa diplomatë të BE-së.

Vendimi u mor unanimisht pas lajmit se një demonstrues i dytë ishte ekzekutuar në Iran.

Aktivistët e të drejtave të njeriut vlerësojnë se të paktën 470 protestues janë vrarë dhe mbi 18 000 janë arrestuar gjatë protestave që kanë tronditur vendin që nga mesi i shtatorit.

Sipas masave të reja ndëshkuese, 20 personave dhe një organizate do t’u ngrihen asetet në BE dhe do t’u ndalohet të udhëtojnë në bllok.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dënoi ekzekutimin e demonstruesve në Iran duke e konsideruar atë një përpjekje flagrante për të frikësuar njerëzit që marrin pjesë në protestë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan gjithashtu sanksione të tjera ndaj Iranit për mbështetjen e luftës ruse kundër Ukrainës.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi sapo ato të publikohen në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Related posts

Nenad Rashiq emërohet ministër për Komunitete dhe Kthim

admin

Farmacitë gjermane paralajmërojnë mungesë të barnave kundër kancerit

admin

Infermierët më të interesuarit për t’u larguar nga Kosova në Gjermani

Muhamet Ramadani