RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit

be-vendos-sanksione-te-reja-ndaj-iranit

Vendet e Bashkimit Evropian po vendosin sanksione të tjera ndaj Iranit për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, njoftuan sot disa diplomatë të BE-së.

Vendimi u mor unanimisht pas lajmit se një demonstrues i dytë ishte ekzekutuar në Iran.

Aktivistët e të drejtave të njeriut vlerësojnë se të paktën 470 protestues janë vrarë dhe mbi 18 000 janë arrestuar gjatë protestave që kanë tronditur vendin që nga mesi i shtatorit.

Sipas masave të reja ndëshkuese, 20 personave dhe një organizate do t’u ngrihen asetet në BE dhe do t’u ndalohet të udhëtojnë në bllok.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dënoi ekzekutimin e demonstruesve në Iran duke e konsideruar atë një përpjekje flagrante për të frikësuar njerëzit që marrin pjesë në protestë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan gjithashtu sanksione të tjera ndaj Iranit për mbështetjen e luftës ruse kundër Ukrainës.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi sapo ato të publikohen në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Related posts

Përshkallëzohen tensionet tregtare SHBA-Kanada

admin

Zyra e OKB-së për çështjet humanitare: Rihapja e pikës kufitare Rafah do të rriste rrjedhën e ndihmave në Gaza

RTI

Shefi i misionit pa’lestinez në Britani kërkon hetim lidhur me vr’asjen e aktivistes turko-amerikane

admin