RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuletiq: Kurti e ka mbytur Vuçiqin, në Serbi preferohen më shumë Thaçi e Haradinaj

vuletiq:-kurti-e-ka-mbytur-vuciqin,-ne-serbi-preferohen-me-shume-thaci-e-haradinaj

Zoran Vuletiq, kryetar i një prej partive opozitare në Serbi, Forumi Demokratik Qytetar, ka thënë se në vendin e tij janë bërë pishman që kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, qe liruar nga burgu 20 vjet më parë dhe se në vend të tensioneve me Kosovën, administrata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të donte ta kishte përballë në dialog ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ose ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Qëkur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përpoqën të hyjnë në objektet e tyre në katër komunat në veri të Kosovës javën e shkuar, për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për këtë fundjavë (që më pas u vendos të shtyheshin), në veri ka pasur sulme ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së. Shok-bomba e madje edhe sulme me armë kanë përcjellë këto ditë veriun. Një polic është plagosur si pasojë e të shtënave në Zveçan. Një ish-polic serb i Kosovës është arrestuar për këto sulme. Serbët lokalë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, që janë mbyllur përkohësisht. Serbia, me Vuçiqin, ka kërcënuar me kthim të ushtrisë.

Sipas Vuletiqit, që ka folur për “Danas”, ka gjasa që bllokadat të mos jenë vendosur me urdhra të Vuçiqit, por të jetë bërë nga “mbrojtësit e Kosovës, serbët, që e dinë repertorin e zakonshëm të ashtuquajtur të mbrojtjes së vetvetes”.

Ai ka thënë se tash në Serbi “të gjithë mendojnë njëjtë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe të gjithë janë pishman që ai është liruar nga burgu i Serbisë dhe se askush s’është në gjendje të bisedojë me të, sepse janë të pamatshëm në raport me të”.

Sipas Vuletiqit, në Serbi preferohet të diskutohet më shumë për çështje të tjera me Kosovën.

“Ata më shumë e preferojnë Hashim Thaçin ose Ramush Haradinajn, të flasin për ndryshim kufijsh dhe mjegullnaja tjera. Kurti e ka mbytur Vuçiqin kur ka thënë se Vuçiqit i vjen keq që është liruar nga burgu në vend se t’i vijë keq që ishte pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Vuletiq.

Related posts

Kongresi amerikan heq kushtet që vështirësonin shitjen e F-16 për Turqinë

admin

Azerbajxhan, delegacioni i armenëve nga Karabaku në bisedime me autoritetet azerbajxhanase

rezart morina

Ekspertët paralajmërojnë për temperatura rekord në Kinë

admin