RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i për situatën në veri: Me rëndësi të shmanget përshkallëzimi i ri, rruga drejt paqes është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

kfor-i-per-situaten-ne-veri:-me-rendesi-te-shmanget-pershkallezimi-i-ri,-rruga-drejt-paqes-eshte-dialogu-mes-prishtines-dhe-beogradit

Misioni i KFOR-it njoftoi sot se e vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

KFOR theksoi në llogarinë në Twitter se është e rëndësishme të shmanget çdo ripërshkallëzim.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo ripërshkallëzim. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin që mori nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Related posts

Raportuesit e OKB-së: Izraeli që nga 8 tetori i ka lënë qëllimisht të uritur njerëzit në Gaza

admin

Rama shkon sot në Bruksel, pritet të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani

Shqipëria shpreh solidaritet të plotë me Turqinë pas lëshimit të raketës balistike nga Irani

RTI