RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Hulumtimi i ri: Kolesteroli i mirë mund të mos jetë aq mbrojtës sa mendohet

​hulumtimi-i-ri:-kolesteroli-i-mire-mund-te-mos-jete-aq-mbrojtes-sa-mendohet

Lipoproteina me densitet të lartë (HDL), ose kolesteroli “i mirë” siç quhet shpesh, mund të mos jetë aq i dobishëm në parashikimin e rrezikut dhe mbrojtjes së sëmundjeve të zemrës sa mendohej më parë.

Në një studim të viteve 1970, u zbulua se nivelet e larta të kolesterolit HDL shoqëroheshin me një rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës, i cili që atëherë është përdorur për të vlerësuar rrezikun e këtyre sëmundjeve, shkruan CNN.

Por vetëm njerëzit e bardhë u përfshinë në hulumtim.

Hulumtimet e reja tregojnë se nivelet e ulëta të kolesterolit HDL janë të lidhura me një rrezik më të lartë të sulmeve në zemër tek të bardhët, por jo te afro-amerikanët.

Gjithashtu, nivelet më të larta të kolesterolit HDL nuk u gjetën të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare për asnjërën nga racat.

Hulumtimi përdori të dhëna nga mijëra njerëz të bardhë dhe të zinj. Pjesëmarrësit ishin të paktën 45 vjeç dhe shëndeti i tyre u analizua mesatarisht për dhjetë vjet.

Shkencëtarët zbuluan se nivelet e larta të kolesterolit dhe triglicerideve të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) parashikonin rrezikun e sëmundjeve të zemrës në të dy racat.

Ata vërejnë se nevojiten më shumë kërkime për të zbuluar arsyet e dallimit racor midis HDL dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Ata theksojnë se fokusi duhet të jetë në kontrollin e LDL-së së ngritur dhe faktorëve të tjerë të rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Related posts

Shumë orë para celularit pëshpejtojnë plakjen

admin

Këto pije magjike ju pastrojnë veshkat

admin

Gurët në tëmth, kush rrezikohet nga pankreatiti

admin