RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-së i shtohen nënoficerët e certifikuar

fsk-se-i-shtohen-nenoficeret-e-certifikuar

Të tjerë oficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s, i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj, ka shprehur mirënjohje të lartë për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Shtohen radhët e forcave tona me nënoficerë të certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s. Mirënjohje e lartë për Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe stafit të saj! Vazhdojmë me bashkëpunimin vëllazëror dhe sukseset e përbashkëta! Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.

Related posts

Erdoğan: Një konflikt i kryer me të gjitha llojet e metodave të turpshme nuk është luftë, por masakër

Muhamet Ramadani

Delegacioni rus mbërrin në Gjenevë për bisedime paqeje me Ukrainën

RTI

Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Evropë përmes Nord Stream 1

admin