RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite arreston 21 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-arreston-21-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite arrestuan 21 palestinezë në operacionin e ushtrisë gjatë bastisjeve sot në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan mediat palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet u bënë në qytetet Betlehem, Hebron, Jeriko, Ramallah, Tubas, Jenin dhe Qalqilya, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.

Forcat izraelite shpesh ndërmarrin fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e arrestimit të palestinezëve të “kërkuar”.

Ndërkohë, forcat izraelite shkatërruan një barakë dhe një strukturë bujqësore në veriperëndim të Kudsit, sipas këshillit lokal kundër vendbanimeve ilegale.

Vlerësimet e OKB-së tregojnë se ushtria izraelite shkatërroi 779 ndërtesa palestineze që nga fillimi i vitit 2022, 646 prej tyre në zonën C të Bregut Perëndimor dhe 133 në Kudsin Lindor.

Zona C është nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë së Izraelit derisa të arrihet një marrëveshje për statusin përfundimtar me palestinezët.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të vitit 1995 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, u nda në tre pjesë – Zona A, B dhe C.

Related posts

“Pyes veten sa do të na paguajë ai budallai për ilaçin”- Zbardhen mesazhet mes grupit kriminal që i shkaktuan vdekjen aktorit Mathew Perry, asistenti i tij i injektoi 27 doza ketaminë në 5 ditë

admin

OVL-UÇK: Në Hagë qëllimisht po barazohet krimineli me viktimën

Muhamet Ramadani

SHBA – Senati amerikan aprovon ligjin për shëndetin, taksat dhe klimën

admin