RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Castillo dërgon letër nga burgu: Ende jam president i Perusë

castillo-dergon-leter-nga-burgu:-ende-jam-president-i-peruse

Ish-presidenti i Perusë, Pedro Castillo, i cili u shkarkua nga Kongresi për “shpërdorim të pozitës” në vend, dërgoi letër nga burgu, raporton Anadolu Agency (AA).

Letra e tij u publikua përmes Twitter-it ndërsa Castillo deklaroi se ishte “arrestuar me forcë” dhe akuzoi ish-zëvendëspresidenten e tij dhe tani presidenten e re Dina Boluarte si “uzurpatore”.

“Po ju drejtohem në momentin më të vështirë të sundimit tim, i poshtëruar, i maltretuar dhe i rrëmbyer, por ende i përkushtuar në luftë me ju, në madhështinë e një populli sovran të mbushur me shpirtin e lavdishëm të të parëve tanë”, thuhet në letrën e Castillo-s.

Duke pretenduar se ende është president i Perusë, Castillo tha se është besnik ndaj popullit dhe qeverisë kushtetuese dhe se nuk do të heqë dorë nga detyrat e tij të larta dhe të shenjta.

Në letër, Castillo kritikoi komentet e Boluarte-s për zgjedhjet që ajo propozon të mbahen në prill të vitit 2024, duke thënë: “Publiku nuk duhet të bie në trukun e pistë të zgjedhjeve të reja”.

Duke theksuar se duhet të mblidhet Asambleja Kushtetuese, Castillo kërkoi ndalimin e abuzimit dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

Nga ana tjetër, Prokurorja e Përgjithshme e Perusë, Patricia Benavides, paraqiti në Kongres një kërkesë kundër Castillo-s dhe 3 ministrave me akuzën e “rebelimit dhe komplotit kundër rendit kushtetues”.

Vendimi për shkarkimin e Castillo-s nga detyra u mor në seancën plenare të 7 dhjetorit me 101 vota pro, 6 kundër dhe 10 abstenime.

Arsyeja e vendimit për shkarkimin e Castillo-s nga detyra ishte “për përpjekje të uzurpimit të funksioneve publike, për rrënimin e funksionimit të pushtetit shtetëror dhe për shkelje të rendit kushtetues”.

Policia arrestoi Pedro Castillo-n pas vendimit për shpërndarjen e Kongresit dhe për formimin e qeverisë së jashtëzakonshme kombëtare.

Pas shkarkimit nga detyra në vend të tij u betua zëvendëspresidentja Dina Boluarte më 8 dhjetor si presidente e re e vendit.

Related posts

Spanja: Aktivistët tanë të Flotiljes së Gazës do të deportohen nëpërmjet Turqisë

Hevzi

Vullkani Kilauea shpërthen në Ishullin Hawaii mes aktivitetit në rritje

Muhamet Ramadani

“Po të presim të na shpëtojë BE, uji do na kishte ardhur deri në qafë”- Kryeministri hungarez skeptik për fondet e BE për përmbytjet: Me gjithë respektin që kemi, por…

admin