RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dita e 5 e barrikadave, KFOR përforcon radhët në Veri

dita-e-5-e-barrikadave,-kfor-perforcon-radhet-ne-veri

Sot bëhen pesë ditë kur serbët në veri të vendit kanë vendosur barrikada në rrugë si shenjë protestimi ndaj veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndonëse situata vazhdon të jetë e tensionuar, barrikadat e vendosura nga serbët ende nuk janë larguar.

Indeksonline ka siguruar një video ku shiheshin disa automjete të KFOR-it duke u nisur drejt Veriut.

Kujtojmë se sot pritet që përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të marrë rrugën drejt Beogradit.

Escobar pritet që me zyrtarët e Serbisë, të diskutojë për situatën aktual, heqjen e barrikadave në veri dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Related posts

Therje me thikë në Gjilan, vdes një person

admin

Ish-princi Andrew i Mbretërisë së Bashkuar akuzohet se u ka faturuar taksapaguesve masazhe dhe udhëtime

admin

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Serbia kërkoi krijimin e asociacionit si kusht, hidhen poshtë kërkesat e Beogradit

admin