RTV AHIRETI
Shëndetësi

“Këto rezultate janë befasuese”/ Studiuesi i hulumtimit tregon çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani dy lugë mjaltë çdo ditë

“keto-rezultate-jane-befasuese”/-studiuesi-i-hulumtimit-tregon-cfare-ndodh-me-trupin-tuaj-nese-hani-dy-luge-mjalte-cdo-dite

Mjalti mund të bëjë pothuajse çdo pjatë më të shijshme nga pula e pjekur dhe peshku te buka dhe ëmbëlsirat. Hulumtimet e reja kanë treguar se mjalti gjithashtu mund të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, megjithëse disa lloje mund të jenë më të mirë se të tjerët, raporton Eat This.

Studiuesit nga Universiteti i Torontos, rezultatet e studimit të të cilëve u botuan së fundmi në Nutrition Revieës, vendosën të përcaktojnë se çfarë efekti mund të ketë mjalti në faktorët e rrezikut kardiometabolik.

Studiuesit u fokusuan në 18 teste të kontrolluara që përfshinin më shumë se 1100 pjesëmarrës dhe që zgjatën dy muaj. Rezultatet treguan se konsumimi i mjaltit ka një efekt pozitiv në shëndetin kardiometabolik, si ulja e sheqerit në gjak dhe nivelet e kolesterolit.

Te pjesëmarrësit që konsumonin mesatarisht dy lugë mjaltë çdo ditë, u vu re se mjalti i papërpunuar dhe me lule ishte shkaku i shumë përfitimeve shëndetësore. Nga ana tjetër, mjalti i përpunuar nuk ishte aq efektiv.

“Këto rezultate janë befasuese sepse mjalti përmban rreth 80 për qind sheqer, kështu që mund të mos ketë kuptim që diçka kaq e ëmbël ul sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit. Por mjalti është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave, proteinave, acideve organike dhe të tjera të zakonshme dhe të rralla. Komponimet bioaktive që kanë shumë të ngjarë të kenë përfitime shëndetësore”, shpjegon Tauseef Khan, studiues i hulumtimit të përmendur dhe bashkëpunëtor kërkimor i shkencave të ushqyerjes në Universitetin e Torontos.

Related posts

Pse ëmbëlsirat që përgatitni nuk dalin si recetat që lexoni

admin

Mikroplastika, një nga shkaktarët e kancerit te të rinjtë!

rezart morina

Nga rënia në peshë te ulja e tensionit, përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i hurmave

admin