RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

PE njeh si gjenocid urinë në Ukrainë

pe-njeh-si-gjenocid-urine-ne-ukraine

Parlamenti Evropian ka votuar sot për njohjen e urisë në Ukrainë, e shkaktuar qëllimisht 90 vjet më parë, si gjenocid.

“Parlamenti Evropian e njeh urinë e shkaktuar nga regjimi sovjetik në Ukrainë në vitet 1932-1933, të njohur si “Holodomor”, si gjenocid”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

“Ligjvënësit e BE-së i dënojnë fuqishëm këto akte, të cilat rezultuan në vdekjen e miliona ukrainasve dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë të ndjekin shembullin dhe ta njohin atë si gjenocid”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa dënon regjimin aktual rus për manipulimin e kujtesës historike me qëllim të mbijetesës së tij, Parlamenti i bën thirrje Federatës Ruse, si pasardhëse kryesore e Bashkimit Sovjetik, të kërkojë falje për ato krime”, thuhet në njoftim.

Bundestagu gjithashtu e klasifikoi “Holodomor” si gjenocid rreth dy javë më parë.

Related posts

Gazetarja palestineze Maram Salem fiton gjyqin kundër Deutsche Welle

admin

NATO feston përvjetorin e 75-të, por e ndien peshën e “moshës”! Kush do të zëvendësojë Jens Stoltenberg në krye të aleancës dhe sfidat me të cilat përballet

admin

Rama: Nga 1 janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit 700

admin