RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

PE njeh si gjenocid urinë në Ukrainë

pe-njeh-si-gjenocid-urine-ne-ukraine

Parlamenti Evropian ka votuar sot për njohjen e urisë në Ukrainë, e shkaktuar qëllimisht 90 vjet më parë, si gjenocid.

“Parlamenti Evropian e njeh urinë e shkaktuar nga regjimi sovjetik në Ukrainë në vitet 1932-1933, të njohur si “Holodomor”, si gjenocid”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

“Ligjvënësit e BE-së i dënojnë fuqishëm këto akte, të cilat rezultuan në vdekjen e miliona ukrainasve dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë të ndjekin shembullin dhe ta njohin atë si gjenocid”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa dënon regjimin aktual rus për manipulimin e kujtesës historike me qëllim të mbijetesës së tij, Parlamenti i bën thirrje Federatës Ruse, si pasardhëse kryesore e Bashkimit Sovjetik, të kërkojë falje për ato krime”, thuhet në njoftim.

Bundestagu gjithashtu e klasifikoi “Holodomor” si gjenocid rreth dy javë më parë.

Related posts

Kurti fishkëllehet gjatë fjalimit për rininë

Muhamet Ramadani

Parlamenti hungarez shkarkon presidentin Tamás Sulyok nga detyra

Hevzi

Gaza, 3.600 palestinezë në spitalin “Nasser” në shënjestër të Izraelit

Muhamet Ramadani