RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kaos në Francë pas fitores ndaj Marokut, një viktimë e shumë të arrestuar

kaos-ne-france-pas-fitores-ndaj-marokut,-nje-viktime-e-shume-te-arrestuar

Fitorja e Francës kundër Marokut 2-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ka shkaktuar incidente të shumta gjithandej në Francë.

Një djalosh 14 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në Francë, si rezultat i trazirave që shpërthyen pasu Franca arriti fitore në gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër kombëtares së Marokut. Rastin në fjalë e kanë konfirmuar autoritetet franceze të cilët kanë paralajamëruar zhvillimin urgjent të hetimeve. Raportohet se rasti ka ndodhur pasi një makinë dhunshëm e ka goditur djaloshin në qytetin e Montepllier.

Si pasojë i këtyre incidenteve më shumë se 120 persona janë arrestuar në Paris dhe qytetet e tjera të Francës.

Autoritetet e sigurisë franceze paraprakisht ishin përgatitur dhe kishin mobilizuar 10 mijë nëpunës policorë, prej të cilëve 5 mijë ishin të përqendruar në qytetin e Parisit dhe rrethinës.

Por, përkundër masave të ndërmarra, tifozët marokenë u përballën me sulme verbale dhe fizike nga disa grupe të ekstremit të djathtë.

Të paktën 115 persona u arrestuan në total në Paris dhe zonat përreth tij, njoftuan mediat lokale.

Mes tyre ishin 40 të dyshuar të së djathtës ekstreme që po përpiqeshin të arrinin në Champs-Elysees, pika më e ngarkuar e kryeqytetit që ishte e mbushur me tifozë futbolli, thuhet në raportet.

Dhuna u raportua gjithashtu në qytetet kryesore si Lioni, Nice dhe Montpellier.

Mediat franceze raportojne se të paktën gjashtë persona, përfshirë dy anëtarë të një grupi të krahut të djathtë, u arrestuan pas një përleshjeje mes tifozëve rivalë në Lyon.

Deputeti francez Thomas Portes dënoi “sulmet e planifikuara” dhe “dhunën raciste” kundër tifozëve marokenë.

“Jemi pranë një tragjedie. Duhet të reagojmë”, ka shkruar ai në Twitter.

Antoine Leaument, një tjetër parlamentar, tha se “fashistët … duke bërtitur komente raciste” sulmuan tifozët marokenë në Nice.

Related posts

Petkoviq mundohet ta sulmojë Kurtin pasi ky s’u ftua nga SHBA në takim për Asociacionin

admin

Gjashtë të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Francë

rezart morina

Çavuşoğlu: Greqia fshihet pas BE-së

admin