RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Alarmi i OBSH-së për kolerën: S’kemi vaksina, sëmundja është përhapur shumë

alarmi-i-obsh-se-per-koleren:-s’kemi-vaksina,-semundja-eshte-perhapur-shume

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rezervat globale të vaksinave të kolerës po mbarojnë për shkak të rishfaqjes së sëmundjes në mbarë botën.

OBSH tha se rreth 30 vende në botë kanë raportuar shpërthime të kolerës këtë vit.

“Ne nuk kemi më vaksina. Gjithnjë e më shumë vende vazhdojnë t’i kërkojnë ato dhe kjo është një sfidë e jashtëzakonshme. Të gjitha vaksinat e prodhuara tashmë janë shpërndarë,” tha Philip Barboza, udhëheqës i ekipit për kolerën dhe sëmundjet epidemike në OBSH.

Zakonisht ka rreth 36 milionë doza të disponueshme çdo vit, dhe mungesa e vaksinave tashmë ka bërë që OBSH të pezullojë përkohësisht protokollin standard të vaksinimit me dy doza në tetor, sipas Reuters.

Shumë vende me shpërthime të kolerës janë të prekura nga varfëria dhe konflikti, si Haiti dhe Jemeni, por sëmundja është raportuar edhe në Liban, i cili deri vonë ishte një vend me të ardhura mesatare.

Related posts

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Irfan Jahiu

Parisi rrëzohet nga “froni” si qyteti i dashurisë, sondazhi i fundit tregon destinacionin më të preferuar

admin

“Qeveria më e dobët në historinë e Kosovës”, AAK: Do të kërkojmë shkarkimin e Albin Kurtit!

admin