RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Covid-19 po bën kërdi në Kinë, dyshohet për fshehje të vdekjeve

covid-19-po-ben-kerdi-ne-kine,-dyshohet-per-fshehje-te-vdekjeve

Një javë pasi Kina lehtësoi masat për mbrojtje nga Covid-19, kanë nisur të raportohen vdekjet nga virusi, mirëpo shteti komunist nuk ka treguar shifrat e sakta. Të mërkurën, qeveria ka njoftuar se nuk do të raportojnë rastet pa simptoma pasi është bërë e pamundur të numërohen shkaku i testimeve masive në Kinë. Kjo e ka bërë edhe më të paqartë se sa shpejt është duke u përhapur virusi në shtetin kinez.

Lirimi i masave ka nxitur frikën për përhapjen e madhe të koronavirusit, sidomos në periudhën e festave të fundvitit kur miliona kinezë përdorin transportin publik për kthimin në shtëpi. Deri më tani është e paqartë se sa njerëz janë duke vdekur nga Covid-19 në Kinë.

Në periferi të Pekinit është raportuar për dy persona të vdekur në një shtëpi funeralesh. Familjarët kanë thënë se ata kanë vdekur pas testimit pozitiv për koronavirus, por shteti kinez nuk ka raportuar për të vdekur nga Covid-19 që prej 4 dhjetorit.

Shifra zyrtare e vdekjeve nga koronavirusi në Kinë mbetet e ulët. Deri më tani janë regjistruar vetëm 5 mijë e 235 të vdekur. /koha

Related posts

OKB-ja raporton gati 50 sulme të pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor brenda një jave

admin

VIDEO/ Dimri polar godet keq Lindjen e Largët të Azisë dhe Rusisë, 2 metra borë dhe gjithçka e paralizuar! Mot i pa parë prej 60 vitesh, çfarë thonë shkencëtarët! Shikoni pamjet

admin

Vuçiç pas takimit me Lajçak: Brenda 72 orëve përgjigjemi me masa serioze ndaj Kurtit

admin