RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanada, 5 të vdekur nga të shtënat në Toronto

kanada,-5-te-vdekur-nga-te-shtenat-ne-toronto

Të paktën pesë persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një njësi banimi në periferi të qytetit kanadez, Toronto, të dielën në mbrëmje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes konstatoi disa të vrarë pasi iu përgjigj një thirrjeje për të shtëna në Vaughan, një qytet në veri të qytetit kanadez të Torontos, tha James MacSween, shefi i Policisë Rajonale të Yorkut (YRP) në konferencë për media.

MacSween tha se një nga efektivët e policisë qëlloi dhe vrau të dyshuarin.

Hetimi është në fazat e hershme, theksuan oficerët e YRP-së, duke shtuar se janë në përpjekje për të kontaktuar me familjet e viktimave për t’i njoftuar për ngjarjen.

MacSween nuk dha detaje nëse i dyshuari ishte banor i lagjes apo cili ishte motivi i ngjarjes.

Related posts

Shtëpia e Bardhë: Projekt-propozimi i publikuar nga mediat iraniane është “trillim i plotë”

Muhamet Ramadani

Reagon ashpër Kurti pas dorëheqjeve: Vuçiqi ka gënjyer amerikanët dhe evropianët

admin

NATO për aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci: Janë kontribuuese për stabilitetin rajonal

Irfan Jahiu