Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) që të ngarkojë me detyrë ekipet e patrullës vëzhguese në Bregun Perëndimor nën pushtim, që vendoset në objektivin e kolonëve hebrenj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Shtayyeh në konferencën javore për media, që zhvilloi kabineti i Palestinës në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, reagoi duke rikujtuar ngjarjen në qytetin Nablus ku një kolon hebre vrau duke shtypur me automjetin e tij dy vëllezër palestinezë.
“Forcat izraelite dhe kolonët hebrenj përshkallëzojnë tensionin në Bregun Perëndimori”, theksoi Shtayyeh, duke kërkuar nga personeli i OKB-së në Palestinë të vendosin patrulla vëzhguese në rrugët dhe rajonet që shënjestrohen nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor.
Ai njoftoi se OKB-ja ka mbi 400 automjete dhe mbi një mijë punonjës në Palestinë.
“OKB-ja mund të trajnojë personelin e saj për të dokumentuar veprimet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj”, tha ai.
Në një njoftim më 18 dhjetor nga prefektura e Kudsit u theksua se vëllezërit Mohammed Mutir dhe Muhenned Mutir humbën jetën pasi një kolon hebre i goditi me automjetin e tij në pikën e kontrollit Zatera në jug të qytetit Nablus të Bregut Perëndimor.