RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bislimi: Pati plan ruso-serb për djegien e pikës kufitare në Jarinjë

bislimi:-pati-plan-ruso-serb-per-djegien-e-pikes-kufitare-ne-jarinje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se të dielën pati plan ruso-serb që të digjej pika kufitare e Jarinjës, në veri të vendit.

Ai shkroi në Facebook të hënën se plani u parandalua nga institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, veçmas me amerikanët.

“Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte. Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët)”, shkroi Bislimi.

Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se siç Serbia ka aleatë Rusinë e Kinën, Kosova e ka Perëndimin dhe SHBA-në.

“Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”.

Të dielën në Jarinjë pati organizim nga dega e grupit rus “Wagner”, për të kundërshtuar misionin e KFOR-it në Kosovë dhe për të shprehur përkrahjen për barrikadat e vendosura tash e 10 ditë.

Institucionet e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që barrikadat të hiqen.

Related posts

Franca nuk do të presë avionë ushtarakë amerikanë në bazat e saj në Lindjen e Mesme

admin

Qytetarët po aplikojnë për viza me dokumente false, Policia apelon për kujdes

Muhamet Ramadani

VIDEOLAJM- Vjosa Osmani ‘kokë më kokë’ me Donald Trump, presidentja e Kosovës në themelimin e Bordit të Paqes, firmos marrëveshjen

admin